Ndjesë publike!

Kleves BALLIU
Dua t’u kërkoj ndjesë publike të gjithë demokratëve për gabimin e bërë lidhur me firmosjen e emrit të një individi që, në asnjë rrethanë, nuk përfaqëson opozitën.
Duke vepruar në mirëbesim ndaj koleges që ma prezantoi si aleat, pa kryer verifikimet e nevojshme mbi identitetin e tij, përfundova duke firmosur për një person që jo vetëm nuk ka asnjë lidhje me Partinë Demokratike, por që ka shpifur vazhdimisht ndaj meje dhe familjes sime, duke na akuzuar deri edhe si non grata në Britaninë e Madhe. Për më tepër, ai përfaqëson një linjë ekstreme të majtë, të lidhur me agjendën Soros,një axhendë që i ka sjellë dhe i sjell vetëm dëm, mjerim dhe thellim të krizave në Shqipëri.
Ky është një gabim i rëndë, për të cilin mbaj përgjegjësi të plotë. Neglizhenca ime është përgjegjësia ime.
Asnjë sqarim nuk e justifikon. Ajo që dua t’ju them sot është vetëm kjo: ndjesë, miq të nderuar.
Dhe ju garantoj se do të intensifikoj betejën ndaj atyre që kanë kapur dhe përdorur shtetin për interesa personale nga Edi Rama te Belinda Balluku, dhe çdo zyrtar tjetër që ka abuzuar me pushtetin. Pavarësisht sa të fortë mendojnë se janë, përgjegjësia ligjore është e pashmangshme. Çdo abuzim dhe çdo qindarkë e vjedhur do t’u kthehet qytetarëve shqiptarë.

About Krye Redaktor

Check Also

“PS, Parti-Shtet”/ Aleati i Ramës, Milo: Po shkojnë drejt shthurjes që nuk ndalet

Këtë të mërkurë, në intervistën për News 24, ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi përplasjen …