I kapuri prej gjuhe e ndjen se tringëllima e prangave është afër, fare afër!

Nga LuÇiano BOÇI

Tani që SPAK kërkon autorizim për arrestim të zv/kryeministres, Kryeministri, ky që tundesh e shkundesh duke nxjerrë shkumë nga goja për të udhëzuar SPAK për të arrestuar liderët e opozitës, sot del e flet me palltake druri në brez për “arreste pa gjyq” e kërcënon për të paralajmëruar qëndrime ndryshe.
Kjo është gjuha e të kapurit prej gjuhe që e ndjen se tringëllima e prangave është afër, fare afër.
Kjo është gjuha që përcjell panik politik, viktimizim, relativizim.
Por dhe një mesazh frike “mos na prekni”.
Ndërkohë nga Kuvendi opinioni kërkon që të mos kthehet në mburojë të korrupsionit.
As të bëjë teatër e as cirqe politike.
Ai të heqë me shpejtësi imunitetin e Ballukut.
Çdo akt i kundërt varros drejtësinë e mbetur me pikatore.
Drejtësia të lejohet të godasë korrupsionin, n.q.s vërtet ka vullnet pa presion, pa alibi, pa standarde të dyfishta siç i kemi parë deri më tani.Tani që SPAK kërkon autorizim për arrestim të zv/kryeministres, Kryeministri, ky që tundesh e shkundesh duke nxjerrë shkumë nga goja për të udhëzuar SPAK për të arrestuar liderët e opozitës, sot del e flet me palltake druri në brez për “arreste pa gjyq” e kërcënon për të paralajmëruar qëndrime ndryshe.
Kjo është gjuha e të kapurit prej gjuhe që e ndjen se tringëllima e prangave është afër, fare afër.
Kjo është gjuha që përcjell panik politik, viktimizim, relativizim.
Por dhe një mesazh frike “mos na prekni”.
Ndërkohë nga Kuvendi opinioni kërkon që të mos kthehet në mburojë të korrupsionit.
As të bëjë teatër e as cirqe politike.
Ai të heqë me shpejtësi imunitetin e Ballukut.
Çdo akt i kundërt varros drejtësinë e mbetur me pikatore.
Drejtësia të lejohet të godasë korrupsionin, n.q.s vërtet ka vullnet pa presion, pa alibi, pa standarde të dyfishta siç i kemi parë deri më tani.

About Redaksia

Check Also

Nuk është korrupsion! Është “buxheticid”!

Nga Gent STRAZIMIRI Nuk është vjedhje! Vjedhje do quhej nëse, me firmën e saj, do …