Berisha: Rama ka vendosur mbrëmë të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një prononcim për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, ka deklaruar se, Edi Rama ka vendosur mbrëmë që të lëshojë Belindën dhe të mbajë Lindën, duke iu referuar dy skandaleve të korrupsionit, me zv/kryeministren Balluku dhe skandalin e AKSHI-t.

Prononcimi i kreut të PD, Sali Berisha

Beteja jonë është për ligjin, Kushtetutën, shtetin ligjor.

Motoja e tyre është vidh dhe ik.

Ergys Agasi është njeriu më intim i Edi Ramës, terrorist me dy pengmarrje, dhe jeton i qetë, bile me mbrojtje shtetërore.

Lubi Balluku nuk vjen në parlament, ndonëse duhet të informoj shqiptarët se një pazar i pistë është bërë.

Pazari është, më në fund siç para njoftuar tre ditë më parë, se Rama në zgjedhjen më të vështirë të jetës së tij midis Lindës dhe Belindës, midis Lubisë dhe Belindës.

Dhe mbrëmë ka vendosur të mbajë Lindën dhe të lëshojë Belindën.

Tani, të tjerat do i ndiqni në parlament.

Por parlament me ata të cilët zbatojnë moton vidh dhe ik, nuk ka dhe nuk mund të ketë.

Ligji dhe vetëm ligji duhet të mbizotërojë.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Në mënyrë antikushtetuese, opozitës nuk i lejojnë Komisionet Hetimore Parlamentare!

Kreu i PD, Sali Berisha theksoi se, opozitës po i mohohet pjesëmarrja në Komisionet Hetimore …