Denisa VATA
Lura po digjet dhe Ulsi Manja i ben thirrje Prokurorise se Dibres te “zgjohet” per te gjetur zjarrvenesin.
E njejta Prokurori e Dibres qe nuk arriti te zbardhe deri ne fund Dosjen 184, dosjen e krimeve zgjedhore ne Diber, tani na qenka gati te zbuloje kush dogji Luren.
Dhe ketu ironia behet edhe me e bukur.Dosja 184 u dergua ne Prokurorine e Dibres me vendim te Klodian Brahos, atehere prokuror i Krimeve te Renda dhe sot kreu i SPAK-ut.
Por para se te kerkoje kush i vuri flaken Lures, ndoshta duhet te kujtoje edhe kush i vuri flaken votes ne Diber dhe pse ajo dosje nuk solli drejtesine qe shqiptaret prisnin.
Dhe ata qe paguhen per te mbrojtur pyjet e Lures? Jetojne ne Tirane dhe Peshkopi, por rrogen e marrin per Luren. Ne Lure shfaqen kryesisht ne periudha zgjedhjesh, per te patronazhuar njerezit dhe per te mbledhur vota.
Per te mbrojtur pyjet nuk gjenden. Per te bler votat, jane gjithmone aty.
Gazeta RD