Kryebashkiaku socialist konfirmon revoltën në PS/ “Ramës i ndërprisnin fjalën në mbledhje”

Kryebashkiaku socialist i Divjakës konfirmon revoltën në PS ndaj Rmës. Ai ka dhëë detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura me kryebashiakët e PS. Gorrea ka deklaruar se drejtues të bashkive të PS i ndërprisnin fjalën Ramës. Pra, tani nuk është më Rama që i ndërpret fjalën “deleve” brenda PS, por janë socialsitët që janë rebeluar kunër tij.

Kryetari i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka dhënë sqarime në mbledhjen e Këshillit Bashkiak lidhur me qëndrimin e tij në takimin e zhvilluar në Kuç me kryeministrin Edi Rama, ku u diskutua Reforma Territoriale.

Gorrea tha se takimi ishte i mbyllur, ndërsa theksoi se qëndrimi i tij për ruajtjen e Bashkisë Divjakë nuk ka ndryshuar.

“Ishte një takim i mbyllur. U diskutua gjatë e gjerë si grupim politik, që unë e quaj një hap të madh përpara. Shprehëm secili mendimin e tij. Kryeministri i vendit e la të hapur bisedën. Secili të shprehë mendimin e tij të pastër. Disa kryetarë të emocionuar e të nxituar ja ndërprisnin fjalën, sikur ka ndodhur dhe këtu te ne.

Po flas me pastërti çfarë ka ndodhur. Edhe në atë takim, nuk kisha detyrim të shprehem për të tjerët, por për veten time. Qëndrimi im ka qenë i pastër. Nuk ka ndryshuar në asnjë moment nga ajo që kam deklaruar. Edhe në atë takim e mbrojta fort idenë që pse bashkia duhet të qëndrojë. E para te Komisioni i Maznikut ka disa mospërputhje.

Kapa disa gabime që do iu a bëj me dije edhe ju. E dyta bëra një krahasim Lushnje-Divjakë. Ndoshta Komisioni në atë citat, i referohet faktit që ne bëmë një mbledhje që kemi qenë të pranishëm.

Në atë takim, përsëri, ju ndoshta e keni parë edhe në media, përfaqësues të lartë të PS u shprehën qartë që nuk do ketë ndryshime në qarkun Fier. Mbrojta fort faktin që kam qenë jo i informuar. Radhita atë që thashë më sipër”, tha Gorrea.

About Krye Redaktor

Check Also

Zjarri në Lurë/ Deputetja e PD i përvishet Ulsi Manjas: Jeton në Tiranë dhe nuk ja ndien

Denisa VATA Lura po digjet dhe Ulsi Manja i ben thirrje Prokurorise se Dibres te …