Të shtunën protesta e madhe/ Diaspora kundër regjimit

Diaspora ka mbërritur në mbështetje të protestës dhe dita e shtunë është parashikuar të jetë një protestë e madhe për largimin e Ramës.

Ardhja e diasporës shqiptare duket se i ka dhënë një tjetër energji protestës së 76-të në Tiranë. Qytetarët vijojnë marshimin në zonën e Shallvareve, ndërsa gjatë lëvizjes dëgjohen thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

Mes thirrjeve të protestuesve janë “Poshtë komunistët!”, “Shqipëria kërkon revolucion!” dhe “O milet, Rama ka siklet!”.

Protestuesit shprehen të vendosur për të vijuar qëndresën, ndërsa edhe në ditën e 76-të të protestës kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

About Krye Redaktor

Check Also

Agjentët e FBI ndërmarrin një tjetër aksion nga Shqipëria në Kosovë

Oficerët e Byrosë Federale të Hetimit në Amerikë kanë shkatërruar një treg online në internet, …