Afron ora e revoltës popullore kundër regjimit

Ora e revoltës popullore kundër regjimit po afron. Përballja e parë ishte sot në Parlament, por përballja më e madhe do të jetë të hënën para Kyeministrisë. Shteti ka rënë dhe hajdutët e veshur me pushtet duhet të largohen.

Mediat italiane i kanë bërë jehonë seancës së fundit parlamentare të zhvilluar këtë të enjte, 18 dhjetor në Kuvendin e Shqipërisë.

Nova News shkruan se tensioned u rritën në Parlamentin e Shqipërisë, kur Partia Demokratike dhe depuetët e opozitës, u përpoqën të bllokonin seancën parlamentare.

“Kjo shkruan, mediat italiane, erdhi pas akuzave të opozitës për qeverinë dhe Partinë Socialiste në pushtet, për lidhje me krimin e organizuar”.

“Deputeti i opozitës Belind Kellici ndezi një fishekzjarr, ndërsa shishe uji u hodhën drejt Kryetarit të Parlamentit Niko Peleshi ndërsa ai lexonte rendin e ditës”, shkruan Nova News.

Deputetët e opozitës rrëzuan gjithashtu postin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

About Redaksia

Check Also

Pse heshtet për të pandehurën Balluku?

Nga Adriana KALAJA Prej muajsh shoh një sulm të frikshëm, kryesisht mediatik, për të heshtur, …