Berisha: AMA është politizuar si asnjëherë në ekzistencën e saj nga Rama e peng-Basha

Kryetari i PD, deputeti Sali Berisha, komentoi në Kuvend edhe raportin e Autoritetit të Medias Audiovizive. Berisha tha se, kurrë më parë nuk ka qenë kaq i politizuar ky institucion.

“Si asnjëherë në ekzistencën e këtij institucioni, Edi Rama dhe peng-Basha emërojnë si kryetar dhe zëvendëskryetar njerëzit më të besueshëm të tyre. Në vend që ai institucion të drejtohej nga përfaqësues relativisht të pavarur të medias, është e kotë të diskutosh se kurrë ndonjëherë nuk ka pasur një shkallë të tillë politizimi.

Me gjithë kërkesën dhe insistimit të medieve dhe institucioneve ndërkombëtare, që ky institucion të jetë i balancuar, të jetë më i pavarur dhe më i paanshëm.

Ndaj nuk ia vlen t’i kushtosh as dhe një minutë më shumë, institucionit të AMA-s, por do ndalem këtu me gjendjen dramatike që ekziston për mediat dhe fjalën e lirë në Shqipëri,” tha Berisha.

“Pra, kemi të bëjmë me një situatë dramatike, ku AMA ka shkallin e saj të përgjegjësisë. A e keni vënë re që këto ministra i nxjerr si gazetarë para medias, për të mos i lejuar të thonë dhe të pyeten. Kjo ndodh vetëm në Kanabistan. A keni konstatuar ndonjë ministre që të vijë në debate? E kanë të ndaluar.

Përballon debatet me njerëz të paguar. Deformimet këtu janë të një shkalle maksimale.

Unë e bëj thirrje gazetarëve për një aleancë të re, një aleancë për të vërtetat e mëdha të kombit, që t’i japim duart sa më shpejt këtij regjimi autokratik”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet politike nuk na frikësojnë! Rinia do të ngrihet më 20 shkurt, ashtu si para 35 vitesh, për lirinë dhe kundër hajdutërisë!

DEKLARATË PËR MEDIA, NËNKRYETARI I FRPD, JURGEN SPAHO Nëse Edi Rama mendon se do të …

Leave a Reply