Nga Elona CASLLI
Teksa përballem me shifrat prej miliona eurosh, që ka zhvatur kabineti rilindas, më vijnë logjikshëm veçse dy pyetje; Ku e kanë gjetur guximin për të bërë një zhvatje të tillë?! Pse e kanë quajtur veten kaq të paprekshëm?!
Me të njëjtën logjikë që ngre pyetjet, me të njëjtën logjikë gjej përgjigjet.
Kanë qenë të bindur se SPAK-u do të vepronte gjithmonë sipas udhëzimeve rilindase dhe kanë qenë akoma më të bindur se realiteti politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të ndryshonte dhe do të mbetej i njëjti.
Rrjedhimisht deklaratat dhe lëvdadat për qeverinë rilindase do të vazhdonin të paguheshin dhe të shfaqeshin sistematikisht.
Post Scriptum- Nuk ka parë historia zhvatës të tillë. Turp dhe mjerim!
Gazeta RD