Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë deklaratës për median, tha se, forcat politike të opozitës vendosën sot të mobilizojnë të gjitha potencialet për betejën vendimtare.
Berisha: Forcat politike të opozitës, të mbledhura sot, vendosën të mobilizojnë të gjithë potencialet e tyre në një betejë vendimtare, në revolta vendimtare për t’u ndarë nga kjo e keqe e madhe që i ka rënë Shqipërisë mbi krye.
Është një sistem pengmarrje i paimagjinueshëm.
Janë të marrë peng në zinxhir.
Ndaj dhe njëherë kërkoj largimin e tij të menjëhershëm nga qeveria, qeverinë për të përgatitur zgjedhjet e reja dhe rikthimin e Shqipërisë në rrugën e ligjit dhe Kushtetutës.
PD dhe opozita kërkojnë shtetin ligjor, kushtetutshmërinë e vendit në Shqipëri.
Ndaj dhe iu është drejtuar qytetarëve me bindjen më të madhe se është radha e tyre për të përcaktuar me revoltën e tyre fatin e vet, të familjeve dhe të mbarë vendit.
Gazeta RD