Kryetari i PD, Sali Berisha, teksa foli për rolin e partive të tjera opozitare në protestat e ardhshme, theksoi se partia e tij mbetet e hapur për bashkëpunim me Lapajn dhe Shehajn, por ambiguiteti i tyre tregon se ata funksionojnë si një opozitë e opozitës.
Berisha: Plotësisht dakord.
Ne kemi ftuar të gjithë partitë.
Ka një problem, opozitë dhe pseudopozitë apo opozitë e opozitës.
Ju e patë ku ëprfundoi Shabani, në gjirin e Edi Ramës. Pretendonte se është opozitë.
Unë përshëndes zotin Lapaj që proteston aty, jep shembull personal.
Jemi të hapur ndaj partisë së tij, jemi të hapur ndaj partisë së zotit Shehaj, por ambiguiteti i tyre dhe krahasimi që bëjnë midis PD dhe PS, midis Edi Ramës dhe Sali Berishës, dëshmon se janë në një pozicion opozite e opozitës.
Se të krahasosh PD-në apo udhëheqjen e PD me të PS-së, në një farë mënyrë direkt apo indirekt, i bën shërbim asaj partie në një kohë kur ke qenë në këtë parti dhe i njeh shumë mirë gjërat.
Gazeta RD