Berisha: Tani ka dalë dosja e baxhanakut të Ramës, lulet e atij “kopshti” i ujiste Linda e Surrelit

Kryetari i PD, Sali Berisha, duke folur për korrupsionin e tmerrshëm qeveritar gjatë konferencës së shtypit, pas pyetjes së një gazetari tha se, tani ka dalë dosja e baxhanakut të Ramës, lulet e atij ‘kopshti’ i ujiste Linda e Surrelit.

Berisha: E drejtë pyetja.

Ne do bëjmë çdo përpjekje të parashikuar në ligjet e vendit.

Por do i bëjmë ato në bindjen më të thellë se Edi Rama, pa dorëzuar veten e vet, nuk dorëzon Lubi Ballukun.

Sepse, në qoftë se, siç keni dëgjuar ju, nga dosja e plotë, dëmi dhe vjedhjet shkojnë në 1.2 miliardë vetëm në këto dosje që janë shqyrtuar, aty hajduti i parë, përgjegjësi i parë është Edi Rama.

Por krahas këtyre ju keni dëgjuar se ka dalë dosja e baxhanakut, e kopshtit privat të Edi Ramës apo AKSHI-t.

Lulet e atij kopshti i ujiste Linda e Surrelit.

Kopshtari i këtij kopshti ishte Frangu, kunati i saj, baxhanaku i Edi Ramës.

Në atë kopsht ishin marrë tre pengje dhe ndoshta gjëra të tjera më të mëdha që mund të dalin.

Edi Rama e ka shumë të qartë se mbi të rëndojnë krime të përmasave që dalin jashtë parashikimeve.

Ju shihni, jeni të rinj, por 30 vite më parë, kur binin njëri pas tjetrit diktatorët afrikanë, Amin, Bokaso, Mobutu, etj, ata ia mbathnin dhe u dilnin kontot bankare në banka miliarda euro, u dilnin arkat me diamante e xhevahirë, etj.

Në këto përmasa arrijnë vjedhjet e Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në qoftë se Lubisë i janë gjetur 300 dhe thuhet se mund të ketë edhe 50 përqind më shumë se kaq, i janë gjetur 14 supermarkete në rrethin e saj, etj, etj, u garantoj se ato të Edi Ramës janë të paktën 8-10 herë më të mëdha se të Lubisë.

Kemi të bëjmë me këtë situatë, ndaj dhe opozita zbret në shesh me misionin më të qartë se kurrë, të shporrim këtë diktaturë.

About Redaksia

Check Also

Imuniteti i Ballukut/ Berisha: Rama po bën çdo gjë për të mos e kaluar në parlament!

Kryetari i PD, Sali Berisha denoncoi përpjekjet e Edi Ramës për të mbrojtur Belinda Ballukun, …