Sekretariati i Etikës ka vendosur të përjashtojë për 30 ditë nga Kuvendi, 6 deputetë të Partisë Demokratike, nga 29 të kërkuar nga Partia Socialiste.
Pas vendimit, deputetët demokratë kanë kundërshtuar, teksa kanë paralajmëruar se nuk do të ndalojnë protestat dhe përshkallëzimet derisa të hiqet imuniteti i Belinda Ballukut.
Deputetja Albana Vokshi, një nga deputetet e përjashtuara, iu drejtua Ulsi Manjës, duke i thënë se ka shansin që të distancohet nga këto sjellje, duke i kërkuar që të heqin imunitetin e Belinda Ballukut.
“Jo etike është të mos heqësh imunitetin e Belinda Ballukut. Ulsi distancohuni dhe hiqni imunitetin e Ballukut. Ne nuk tërhiqemi derisa të ikë Belinda Balluku dhe Edi Rama”, tha Vokshi.
Me 30 ditë u përjashtuan:
1-Belind Kelliçi
2-Fidel Kreka
3-Albana Vokshi
4-Klevis Balliu
5-Flamur Noka
6-Elda Hoti
Ndërsa për 23 deputetët e tjerë, Etika vendosi tërheqje vëmendjeje.
Gazeta RD