Kryetari i PD Sali Berisha tha se, sipas Bankës Botërore 90% e parave që thuhet se po investohen, zhduken. Ai theksoi se, transporti është një nga shërbimet më kryesore për një jetë normale
Berisha: Sipas Bankës Botërore 90% e parave që thuhet se po investohen, zhduken. Transporti është një nga shërbimet më kryesore për një jetë normale
Pyetje shumë e drejtë. Dhe ju uroj gëzuar Vitin e Ri. Përgjigja këtu do të jetë decizive vendimtare. Për transportin, për infrastrukturën, për sigurinë rrugore.
Po ju rikujtoj vetëm një moment. Se ju me të drejtë dhe çdo njeri që na dëgjon thotë, ku do gjenden paratë.
Sot për sot, sipas Bankës Botërore, 90% e parave që thuhet se po investohen, nuk investohen, por zhduken. Shkojnë edhe 98%, shkojnë dhe 100% këto. Ndaj dhe ne taksat e qytetarëve do t’i përdorim për të garantuar shërbimet ndaj tyre.
Transporti është një nga shërbimet më kryesore. Dhe ne garantojmë, një, do të garantojmë një transport njëlloj si vendet e tjera, një transport normal, në një jetë normale.
Gazeta RD