Berisha: Don Agaçio është një super-mafioz i urryer, por bosi i tij i vërtetë është Edi Rama!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Don Agaçio është një super-mafioz i urryer, por bosi i tij i vërtetë është Edi Rama.

“Tani, lidhur me Agaçion, Don Agaçion, ‘Dhuratë Madhi’, siç e dini unë e kam quajtur vite më parë Don Agaçio Dhuratë Madhi.

Është një super-mafioz i urryer, i cili ka duart e tij të zeza në të gjitha proceset mafioze, përdorimin e drejtësisë për qëllime mafioze, në të, të gjitha, që nga sipërmarrja e naftës dhe dhjetëra të tjera. Asgjë nuk e shpëton Don Agaçion nga veprimi i ligjit.

Por natyrisht, bosi i Don Agaçios është Edi Rama, këtë s’duhet ta harrojmë, se në tërësi ai ka vepruar me porosi dhe me urdhër të Edi Ramës.

Edi Rama e ka kuptuar se në fakt kërkesat për Ballukun janë kërkesa për Edi Ramën. Ndaj dhe ai, i vendosur të bëjë kamikazë, ose të vendosë diktaturën e plotë, ose të ngrejë popullin në këmbë të revoltuar për t’i dhënë përgjigjen që meriton”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një aeroport nuk është vetëm një pistë ku ulen avionët…!

Nga Ylli ASLLANI 97 vjet nga çelja e aktivitetit të Aeroportit të Gjirokastrës, në gusht …