Maduro po dërgohet në SHBA për gjykim/ Operacioni i arrestimit zgjati 2 orë

Ruben Avxhiu

Në më pak se dy orë forcat speciale amerikane kanë arrestuar Maduron, diktatorin e Venezuelës dhe po e sjellin në SHBA për gjykim.
Maduro e meriton të rrëzohet. Një armik i betuar i Kosovës, i paqes në Evropë dhe i demokracisë në Amerikën Latine.
Mirëpo, nga pikëpamja e të drejtës ndërkombëtare, ky arrestim është i debatueshëm.
Gjithashtu, arrestimi vështirë se do të kishte ndodhur pa bashkëpunimin e një pjesë të drejtuesve në Venezuela. Pavarësisht se po dënojnë publikisht ky mund të jetë edhe një lloj puçi i brendshëm me duart e amerikanëve.

Burime nga opozita venezueliane, thonë se kemi të bëjmë me “një ikje me marrëveshje”.

About Krye Redaktor

Check Also

KAYO dhe Guna Tactical, 17 milionë euro kontrata nga shteti për uniforma, mjete dhe pajisje ushtarake

Dy kompanitë me kapital shtetëror në ushtri, Guna Tactical dhe KAYO kanë marrë deri më …