Krahasimi/ Maduro largoi nga Venezuela 20% të popullisë, ndërsa Rama 35% të popullsisë

Maduro ka larguar nga Venezuela në 10 vitet e fundit 20% të popullsisë, ndërsa Rama ka larguar nga Shqipëria rreth 35 të popullsisë në këto 12 vite ose 1.3 milionë shqiptarë.

Më shumë se shtatë milionë venezuelianë janë larguar nga atdheu i tyre që nga viti 2015, në mes të një krize të vazhdueshme ekonomike dhe politike, sipas të dhënave të reja të OKB-së.

Më shumë se gjysma e tyre, përballen me sfida në lidhje me ushqimin, strehimin dhe punësimin e qëndrueshëm, thotë OKB.

Por, pavarësisht nga vështirësitë me të cilat përballen ata jashtë vendit, fluksi i venezuelianëve që i shpëtojnë trazirave në atdheun e tyre nuk ka pushuar.

Agjencitë e ndihmës paralajmërojnë se këta emigrantë rrezikojnë të harrohen mes krizave të tjera.

“Nuk ka dyshim se është një krizë e madhe e zgjatur që po trondit rajonin e Amerikës Latine”, tha për BBC, David Miliband, president i Komitetit Ndërkombëtar të Shpëtimit.

“Por është gjithashtu e qartë se prioritetet konkurruese për vëmendjen globale – Ukraina, uria në Afrikën Lindore, trauma në Afganistan – po e zbrazin vëmendjen në një mënyrë që është mjaft e rrezikshme.”

Më shumë se 80% e atyre që janë larguar nga Venezuela jetojnë në Amerikën Latine dhe Karaibe, në vende të cilat, shpesh tashmë kanë vështirësi për të ofruar shëndet dhe arsim për shtetasit e tyre.

Popullsia e Venezuelës ka rënë nga 30.08 milionë në 2015 në rreth 28.25 milionë, bazuar në shifrat e fundit të OKB-së.

“Shumë nga qeveritë në Amerikën Latine po përpiqen të bëjnë gjënë e duhur në menaxhimin e lëvizjes së venezuelianëve, por kjo është një sfidë e madhe,” tha zoti Miliband, gjatë një vizite në Kolumbi, e cila po pret 2.48 milionë venezuelas.

“Është e rrezikshme të supozohet se kjo barrë mund të mbahet pafundësisht,” paralajmëroi ai.

Agjencitë e tjera të ndihmës kanë dhënë gjithashtu alarmin. Përfaqësuesi Special i OKB-së për Refugjatët dhe Emigrantët nga Venezuela, Eduardo Stein, ka thënë se gjysma e të gjithë refugjatëve dhe emigrantëve venezuelianë nuk mund të përballojnë tri vakte në ditë dhe nuk kanë qasje në strehim të sigurt dhe dinjitoz.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është një rrezik madhor për çdo shqiptar!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se çdo ditë e Edi Ramës në pushtet është …