“RD”
Nesër të bashkohemi të kujtojmë një nga datat më të rëndësishme të lirive tona, të drejtën e fjalës.
Të mblidhemi jo thjesht për të kujtuar, por për të treguar se jemi në këmbë, të pa nënshtruar dhe ta gatshëm për betejën përfundimtare ndaj së keqes.
Nga 5 janari 1991, në 5 janarin 2026, ka rrjedhur shumë histori, por realiteti sot është i ngjashëm me atë të 35 viteve më parë.
Bota është sot përpara një ndryshimi të madh, por edhe para një përplasje të madhe, njësoj si në Dhjetorin’90.
Perandoritë e ngritura mbi narkotrafikun mbi shtypjen dhe persekutimin e opozitave dhe nëpërkëmbjen e të drejtave dhe lirive themelore të individit po përballen sot me forcën e Shteteve të Bashkuara dhe vendosmërinë e Presidentit Trump për ta mposhtur këtë bosht të së keqes.
Nisi nga Venezulea, por nuk do të ndalet atje.
Shqipëria është pjesë e kësaj lufte. Ky regjim e ka rreshtuar vendin tonë në anën e gabuar të historisë njësoj si 35 vite më parë, në anën e regjimeve të narko-trafikut, që zhdukin zgjedhjet e lira, synojnë të vrasin opozitën dhe të përjetësojnë pushtetin e tyre duke u shndërruar në organizatë kriminale.
Ndaj, nesër kemi shumë arsye për tu bashkuar dhe për të folur.
Të bëjmë që nesër të mos jetë vetëm një foltore-protestë ndaj këtij regjimi, por në të njëjtën kohë ta shndërrojmë në një manifestim solidariteti me Shtetet e Bashkuara dhe Presidentin Trump.
Nesër ora 18.00 para vendit të krimit.
Gazeta RD