Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së mbajtur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë u shpreh se, nuk presin që në Surrel të zbarkojnë forcat ‘Delta’ të SHBA, sepse aty do të zbresin ‘Deltat’ e qytetarëve sapo të marrin urdhrin.
Berisha tha se, natyrisht do t’i them këtu se ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë Deltat tona. Ja ku i kemi Deltat që do zbarkojnë në Surrel.
Berisha: Miq, a e kuptoni pra pse thoshte ky dje në artikull mos kujtoni se jam Maduro.
Jo, jo, je Ramaduro.
Natyrisht do t’i them këtu se ne nuk presim që forcat Delta të zbarkojnë në Surrel, se do zbarkojnë Deltat tona.
Ja ku i kemi Deltat që do zbarkojnë në Surrel.
Ja ku i ke Deltat.
Këta Delta që i ke këtu para, priti në Surrel sapo të marrin urdhrin.
Atje do i kesh.
Po, por një gjë, njëlloj si Maduron, edhe ti në sallën e gjyqit do përfundosh bashkë me Lindat, Lubitë dhe të gjithë suitën tënde.
Për këtë e siguroj.
Pra, ky është një vit i madh për ne.
Ky është viti në të cilin do triumfojmë.
Populli opozitar do triumfojë.
Shqiptarët me dinjitet do përmbysin diktaturën e shëmtuar, të urryer që u instalua mbi ta dhe përsëri do jenë një popull i lirë.
Me energjitë e tyre do ndërtojnë të sotmen dhe të ardhmen e tyre.
Edhe njëherë u uroj gëzuar Vitin e Ri.
U garantoj se beteja jonë ndalet vetëm me fitoren e opozitës.
Gazeta RD