Shehu: Siguria kombëtare është shtrirë për tokë, e shkelur nga krimi dhe Vuçiç!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në Kuvend lidhur me çështjet e sigurisë kombëtare, duke ngritur akuza për përfshirjen e krimit dhe agjenturave në zhvillimet që, sipas tij, prekin interesat e Shqipërisë dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

‘Siguria kombëtare është ‘shtrirë për tokë’, e shkelur nga krimi e Vuçiç’, u shpreh Shehu.

Ai tha se janë prekur interesat kombëtare të Shqipërisë, si edhe ato të NATO-s dhe partnerëve të vendit.

‘Loja’ duket të jetë e gjerë. Krimi dhe agjenturat janë shumë afër njëra-tjetrës’, deklaroi deputeti i PD.

Sipas Shehut, thelbi i çështjes nuk lidhet vetëm me lidhjet me krimin apo me atë që ai i cilësoi si histori ‘rozë’.

‘Ky është thelbi, jo thjesht lidhjet me krimin, as historitë ‘rozë’. Ka një histori të paralajmëruar për të kuptuar këtë’, tha ai.

Shehu u ndal gjithashtu te kërcënimet ndaj gazetarëve me referenca për ‘agjentët serbë’, duke përdorur shprehjen: ‘Gjuha shkon ku dhemb dhëmbi’.

Në përfundim, deputeti i PD kërkoi që, pas një mocioni me debat, të paraqitet një projekt-Rezolutë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 117-të rezistencë kundër regjimit: Rama jepe dorëheqjen!

Qytetarët kanë nisur edhe këtë të enjte të mblidhen në sheshin ‘Skëndërbej’, në ditën e …