Nuri: Vlora Hyseni s’ka vepruar vetëm, SHISH duhet dekriminalizuar!

Avokatin Franc Nuri tha se, ajo që ka ndodhur me ish drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni, është afera më e rëndë që ka ndodhur ndonjëherë te një vend anëtar i NATO-S, ç’ka sipas tij ka cenuar rëndë sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe të huajve që jetojnë në vendin tonë, sikurse edhe besimin te partenerët ndërkombëtarë.

Në një intervistë për Syri Tv, Nuri tha se me këtë skandal institucioni i SHISH tashmë është i rrënuar dhe i shkatërruar, ndaj lind nevoja për një dekriminalizim të tij, për shkak se ekziston mundësia që Vlora Hyseni të ketë bashkëpunëtorë të tjerë.

Po ashtu Nuri theksoi se kryeministri Edi Rma ia arriti qëllimit, që në 13 vite qeverisje të njërtojë një shtet në shërbim të mafies.

“Aferë jashtëzakonisht e rëndë që ka cenuar sigurinë e shqiptarëve, të huajve në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtare. Ka rrënuar SHISH, e ka shkatërruar, duhet dekriminalizuar tashmë ky institucion. Kur ka dyshime të tilla në një kohë kur GJKKO pranoi një masë për shefen në detyrë të SHISH, tregon gravitetin e situtaës.

Zonja s’i ka bërë e vetme, ka patjetër bashkëpunëtor të tjerë që e kanë ndihmuar. Duhen evidentuar bashkëpunëtorët e Hysenit që mund të jenë ende në detyrë pranë SHISH. E pamundur që s’ka vepruar vetë, për t’i hapur rrugë grupeve kriminale e Agasit, duke fikur radarët. Të evdentohen bashkëpunëtorët e Hysenit dhe gr.kriminale.

E propozuar me firmë të Ramës dhe e dekretuar nga Begaj, do të ishte e rëndë që për shkak të informacioneve të privilegjuara përhap sekrete vetjake në formën e sulmit, akuza të padëgjuara për një shtet serioz, s’ka ndodhur kurrë në një vend të NATO-s.

Rama ia arriti qëllimit, që ndërtoi shtet mafioz, hyri në histori si htet mafioz në shërbim të mafies. Duke hyrë në dyert e gjykatës bën edhe një tjetër vepër penale. Tani këto elemente duhen rivlerësuar, u konsumua një vepër penale ndaj një gazetareje, kushdo qoftë. Imagjino çbën kur nuk kontrolohet, mund të intimidojë, për shkak të informacioneve që ka. A mjafton arresti në shtëpi? Mund të bëjë sërish vepra penale. Rrezikon burgun”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Protesta e 117-të rezistencë kundër regjimit: Rama jepe dorëheqjen!

Qytetarët kanë nisur edhe këtë të enjte të mblidhen në sheshin ‘Skëndërbej’, në ditën e …