Protesta e 117-të rezistencë kundër regjimit: Rama jepe dorëheqjen!

Qytetarët kanë nisur edhe këtë të enjte të mblidhen në sheshin ‘Skëndërbej’, në ditën e 117 në revoltë kundër qeverisë dhe kreut të saj Edi Rama.

Protestuesit kanë paralajmëruar vijimin e qëndresës së përditshme, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen në Tiranë si çdo pasdite, për të vijuar me fjalimet para kryeminstrisë dhe më pas me marshimin në rrugët e kryeqytetit.

Gjatë tubimeve të fundit janë përsëritur thirrje si “Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi” dhe “Arrestoni Ramën”, “Shteti ka rënë”, “arrestoni Ballukun”, ndërsa protestuesit kanë mbajtur pankarta me mesazhe kundër korrupsionit.

Një tjetër thirrje e përsëritur gjatë marshimeve ka qenë “Bashkohuni studentë, kombi na thërret”, me protestuesit që kërkojnë pjesëmarrje sa më të gjerë qytetare.

Gjatë protestave, qytetarët kanë kërkuar të shfuqizohet ligji për zonat e mbrojtura, Paketëa e Maleve dhe investimet strategjike, si dhe krijimi i një qeverie tranzitore për t’i hapur rrugën zgjedhjeve të ndershme.

Po ashtu qytetarët kanë bërë thirrje për vijimin e protestave dhe marshimeve në kryeqytet. Sipas tyre, qëndresa do të vijojë edhe në ditët në vazhdim, ndërsa kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit mbetet në qendër të tubimeve dhe një kërkesë e parevokueshme.

About Redaksia

Check Also

Shehu: Siguria kombëtare është shtrirë për tokë, e shkelur nga krimi dhe Vuçiç!

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar në Kuvend lidhur me çështjet e sigurisë …