Nga Adriana KALAJA
Më datë 1 prill 2025, kam depozituar kallëzim penal në SPAK kundër Belinda Ballukut, Ceno Klosit, Emirjana Sako, Spartak Kovaçi, Genti Klosi dhe çdo person tjetër të paidentifikuar prej meje por që do rezultonte nga SPAK, që kishte lidhje me këto vepra penale që kam kallëzuar.
Sipas provave të referuar në SPAK, shuma e abuzuar e që lidhej me Bashkinë dhe Ujësjellës Kanalizime Durrës, shkon mbi 46 milionë Euro.
Ajo që ndodhi sot në Durrës dhe jo vetëm, por edhe herë të tjera, tregon qartë se institucionet vendore kanë rënë dhe se shifrat e abuzuar nëse do ishin investuar në zërin përkatës në interes të publikut, situata do ishte komplet ndryshe.
Nisur nga shkresa e SPAK, se kjo çështje është rregjistruar që në prill 2025, dhe organi i akuzes nuk ka bërë asnjë veprim konkret hetimor, tregon qartë se nëse SPAK do reagonte bazuar në dispozita ligjore, kjo organizatë kriminale, se kështu e kam cilësuar në kallëzim, do ishte pas hekurave, dhe jo duke harxhuar paratë e grabitura në “xhepin tonë”, me pushime jashtë vendit.
Një falenderim i madh i shkon dhe emisionit PLUG te Syri Tv, për këtë denoncim të bërê mbi fakte e prova.
Gjithsesi,
Erdhi dita të japin llogari.
Kush e ka rradhën……?
PS: Prokurorja e çështjes, ka shansin të tregojë se e ia seriozisht zbatimin e Kushtetutës dhe ligjit, meqenëse është emëruar dhe në Krye të Seksionit të Luftës Kundër Korrupsionit.



Gazeta RD