Nga të dhënat e fundit raportohet se rreth 800 banesa janë prekur nga prania e ujit, ndërsa 180 banorë janë evakuuar dhe janë sistemuar në dy qendra konvaleshence, ku po marrin trajtimin dhe asistencën e nevojshme.
Në një dalje për media, kryetarja e Bashkisë Emirjana Sako ka thënë se autoritetet janë në monitorim të vazhdueshëm të lumit Erzen, ndërsa hidrovori është në funksion të plotë dhe po punon normalisht. Për arsye sigurie, OSHEE ka stakuar 37 kabina elektrike në zonat e rrezikuara.
Ndërkohë është pezulluar edhe mësimi në shkolla e universitete.
Situata nga moti i keq vijon të jetë problematike në disa qytete të vendit përfshirë Shkodrën, Lezhën, Kurbinin dhe zona të tjera.
Gazeta RD