Bejko: Na mbron policia nga demokratët

Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike i ka bërë thirrje Lulzim Bashës se, deri me datë 5 janar duhet të lëshojë Selinë e PD sepse është i shkarkuar.

Më datë 8 janar Berisha ka thirrur protestë kombëtare kundër qeverisë.

I ftuar në emisionin ‘Log’, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD dhe Sekretari për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin (i palës së Bashës), Roland Bejko i pyetur nëse do të jetë në PD për ta mbrojtur kur të shkojë Berisha dhe përkrahësit e tij, tha:

“Unë roje s’jam, as gardian! Nëse sulmohet Selia blu nga njerëzit e Berishës, ka kush e mbron për atë. Na mbron Policia!”deklaroi njeriu i Lulzim Bashës.

Pra Basha ka garanci nga kryeministri Rama se policia nuk lejon njeri të hyjë në zyrat e PD-së.

About Redaksia

Check Also

Shqipëria ndeshje të madhe në Pragë, përmbys Ukrainën

Super rikthim i kombëtares shqiptare ndaj Ukrainës, nga disavantazhi 1-0, kanë arritur të fitojnë me …

Leave a Reply