Berisha: 2022 nis me një opozitë të vërtetë! Jemi të gatshëm për beteja!

Lideri historik i PD, Sali Berisha deklaron se viti i ardhshëm do të jetë viti i opozitës së ringritur.

Në A Shoë me Adi Krastën në Syri Tv, Berisha u shpreh se PD dhe opozita do të jetë në këmbë dhe e gatshme për beteja.

Kjo opozitë, tha Berisha, do të ecë e sigurt drejt pushtetit me votën e lirë të shqiptarëve dhe jo përmes kulisave.

“2022 fillon me një opozitë të vërtetë. Ky është një fat i bardhë për vendin. Mungesa e opozitës është një fatkeqësi e tmerrshme. Fillon viti me një opozitë të ngritur në këmbë, të gatshme për beteja. Një opozitë e cila ecën e sigurt drejt pushtetit jo me negociata dhe kulisa, por me votën e lirë të shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“U mbush kupa, Rama ik”! Protestuesit marshim masiv në rrugët e Tiranës

Protestuesit vijojnë marshimin e tyre në rrugët e Tiranës, ndërsa revolta qytetare kundër qeverisë së …

Leave a Reply