Berisha fton qytetarët në protestë: Me 24 janar Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës!

Kryetari i PD, Sali Berisha fttoi qytetarët e Lezhës që t’i bashkohen protestës së 24 Janarit që do të mbahet tek kryeministria.

Berisha tha se, me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës. Ndaj dhe u ftoj të derdhemi të gjithë në Tiranë për të treguar vendosmërinë tonë për të larguar me vendosmëri këtë qeveri nga pushteti.

Berisha: Ju falënderoj shumë për ndërhyrjet tuaja, për këtë pritje.

U garantoj se PD do përmbushë misionin e saj, detyrimin që ka për të garantuar notën e lirë të shqiptarëve dhe fitoren e opozitës.

Me 24 janar, Tirana, sheshet dhe rrugët janë të opozitës.

Ndaj dhe u ftoj të derdhemi të gjithë në Tiranë për të treguar vendosmërinë tonë për të larguar me vendosmëri këtë qeveri nga pushteti.

U garantoj se PD është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm të ripërtëritjes, të përpunimit të programit dhe strategjisë për të realizuar misionin e saj, përmbysjen e diktaturës së dytë në Shqipëri dhe rikthimin e demokracisë.

Rrofshi ju, rroftë Lezha, rroftë Shqipëria!

About Redaksia

Check Also

Vlora sërish pa ujë!

Pasi qytetarët e Vlorës u ngritën në protesta për shkak të mungesës së ujit, si …