Kush është efektivi që ndoqi të arratisurin nga burgu në Durrës, lidhja me Erion Veliajn

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga arratisja e të paraburgosurit, Altin Ndoci, ditën e sotme në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Sipas emisionit “Në Shënjestër”, efektivi i burgjeve, i cili ka ndjekur Ndocin gjatë momentit të tij të largimit, madje duke qëlluar edhe një herë në ajër, është identifikuar si Fatjon Baci.

Baci është i njëjti efektiv, i cili vitin e kaluar është përfshirë në një tjetër episod të shqyrtuar nga drejtësia, por këtë herë me kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.

Ky efektiv i ka dhënë telefonin e tij Veliajt në furgonin e burgut, teksa ky i fundit transportohej nga paraburgimi i Durrësit drejt ambienteve të SPAK në Tiranë.

Prej këtij episodi, Veliajt iu shtua edhe një tjetër akuzë, ajo e “futjes së sendeve të ndaluara në ambientet e vuajtjes së dënimit”.

Kush është Altin Ndoci?

Altin Ndoci akuzohet nga SPAK, vrasje, grup kriminal etj. Ai ka qenë pjesëmarrës në masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibej i njohur si Tarzai, xhaxhait Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.

Në një dosje tjetër Altin Ndoci, akuzohet nga SPAK dhe Nuredin Dumani si pjesëmarrës në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit kryer në bashkëpunim në formën e “Grupit të strukturuar kriminal”.

Gjithashtu Ndoci, akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”, e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, (në rolin e pjesëmarrësit).

About Redaksia

Check Also

Vangjeli: Përmbytjet nga lumi Seman rrëzuan propagandën e Ramës dhe Ballukut me investimet

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Jo më larg se disa muaj …