Në fshatin Obot në Shkodër, niveli i ujit ka shënuar rënie, por aksi rrugor që lidh zonën me rrugën kryesore vijon të jetë i përmbytur me rreth 90 cm ujë, duke vështirësuar qarkullimin. Po ashtu, në këtë zonë raportohet prezencë uji në oborret e disa banesave.
Në Njësinë Administrative Dajç, konkretisht në zonën Urrelat–Shirq, vërehet ende prezencë uji në kanalet kulluese të tokave bujqësore.
Edhe pse niveli i ujit ka rënë rreth 10 cm krahasuar me një ditë më parë, situata vazhdon të ndikojë në aktivitetin bujqësor.
Problem mbetet edhe përmbytja e sipërfaqeve të konsiderueshme të tokës bujqësore.
Sipas të dhënave, rreth 760 hektarë tokë vijojnë të jenë nën ujë, konkretisht: 80 ha në Dajç, 100 ha në Velipojë, 530 ha në Ana e Malit dhe 50 ha në Bërdicë.
Gazeta RD