Paralajmërimi i Berishës për protestën e 24 janarit

Kryetari i PD, Sali Berisha paralajmeroi sot se rrugët e kryeqytetit do të shndërrohen në tmerrin e regjimit, në triumfin e lirisë, në triumfin e qytetarëve me protestën e 24 janarit.

Edi Rama është një narko-diktator i cili vjedh shqiptarët nga mëngjesi gjer në darkë.

Qeveritarët e tij janë shushunja të vërteta që depozitojnë pasuri përrallore nga taksat e qytetarëve dhe pasuritë publike.

Është jetike, është vendimtare t’i përmbysim këta kriminelë dhe t’i çojmë përpara ligjit.

Shqipëria nuk do ketë kurrë Kushtetutë dhe ligj pa triumfin e opozitës, pa triumfin e qytetarëve, pa kryengritjen paqësore të shqiptarëve.

Le ta bëjmë ne natën ditë këtë javë, të trokasim në çdo votër, në çdo derë, në çdo zemër në Tiranë dhe kudo.

Sheshet dhe rrugët e kryeqytetit të shndërrohen në tmerrin e regjimit, në triumfin e lirisë, në triumfin e qytetarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Deklarata e ish-ministrit të Ramës/ Dorëheqja nga posti i kryeministrit është bekim për të

Ish-ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, e konsideron valën e protestave si një zhvillim të rëndësishëm …