CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Nuk lejohen mediat në seancën e ankimimit, Këlliçi: E keni bunkerizuar Kuvendin!

Byroja e Kuvendit ka vendosur të mos lejojë praninë e mediave seancën e ankimimit, pavarësisht kërkesës së paraqitur nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike për transparencë.

Vendimi për zhvillimin e seancës pa praninë e mediave ka nxitur reagime nga opozita, e cila e konsideron këtë një shkelje të parimeve të transparencës dhe informimit publik.

“E keni bunkerizuar Kuvendin e Shqipërisë. Kemi kërkuar praninë e mediave në këtë mbledhje, por ju i shmangeni transparencës. Kjo është e papranueshme. Nuk mund të vazhdohet kështu. Niko Peleshi nuk do duhej t’i shmangej kësaj mbledhjeje. Ju, me gardë, keni marrë zvarrë opozitën, ndërkohë që jeni kthyer në mburojë të krimit dhe korrupsionit”, tha Këlliçi.

About Redaksia

Check Also

Vijon revolta kundër Ramës, masa kilometrike e protestuesve pushton Unazën e Tiranës

Lëvizja qytetare në kryeqytet po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme, duke u shtrirë tashmë në …