3 muaj burg për Irena Gjokën/ Vendimi i dhënë nga drejtësia

Gazetarja Klodiana Lala zbuloi më shumë detaje nga hetimet për gjyqtaren e GJKKO-së, Irena Gjoka, teksa sot u zbulua se Prokuroria ka konstatuar se vendimi i Gjykatës së Janinës ndaj saj në 2005 ku e dënon me 3 muaj burg, është i vërtetë.

Gjoka nuk e ka shlyer këtë dënim. Por këtë ajo nuk e ka shkruar në formularin e dekriminalizimit, në vitin 2016.

Sipas Lalës, Gjoka nuk mund ta ushtrojë më funksionin si gjyqtare në Apelin e GJKKO-së.

Duhet të kemi parasysh që ditën e sotme Prokuroria i drejtua KLGJ dhe e informoi në lidhje me rezultatet e hetimet të thelluar për pastërtinë e Irena Gjoka, Prokuroria nuk e bën me dije rezultatin por mësuam me burime se prokuroria bën me dije se vendimi  Gjykatës së Janinës, 21 vite më parë, është një vendim autentik. Rezulton e dënuar me 3 muaj burgim, nuk e ka kryer. Për përdorim vize të falsifikuar.

Në vitin 2016 në kuadër të procesit të rivlerësimit të kandidatë zonja Gjoka gjyqtare në Krimet e Rënda, plotësoi formulare. Zonja Gjoka dhe të gjithë zyrtarët iu nënshtroheshin disa pyetje nëse ishin të ndaluar, nëse kishin qëndruar jashtë vendit. Aktivitetet që kishin kryer. Nëse kishin patur rekord penal. Zonja Gjoka në formular deklaronte se nuk kishte patur dënim, shkëndijat e para erdhën nga Fredi Beleri, kur kandidoi për zgjedhjet e bashkisë së Himarës, kur nuk u lejua të betohej. Dhe u dënua nga dy shkallët, e humbur të drejtën, filloi të ngrinte dyshimet se zonja Gjoka ishte dënuar në shtetin grek. Ajo mohoi në daljet publike.

Për zonjë Gjoka sektori i dekriminalizimit se vendimi i dënimit të saj, është autentik, dhe nuk e ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit dhe nuk mund të jetë ushtrojë detyrën”, tha Lala.

About Krye Redaktor

Check Also

Rrugaçi i Pranuar/ Portreti i Hipokrizisë Majtiste

Kostana Ana Morava Pra po na përsëritet ajo që prej më shumë se 20 vitesh …