Pasi i dëboi shqiptarët nga Shqipëria, piktori do mund ta ndihmojë spastrimin e Gazës nga palestinezët?!

Nga Kim MEHMETI

Siç raportojnë mediat, së shpejti do themelohet Këshilli i Paqes për Gazën, e që ngjan si të ishte projekt izraelo-amerikan që ka për qëllim ‘varrosjen’ përfundimtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, e me këtë edhe të gjitha institucioneve të themeluara nga kjo Organizatë.

Me çka bota do vazhdojë të funksionojë njësoj si deri më tani-sipas ligjit të më të fortëve-por tani e rirreshtuar dhe me vetëm një ‘pronar’ që do vendosë në emër të të gjithëve, SHBA-në.

Duke qenë biznesmen që e dinë se ka gjana që nuk shiten, por që mund të blihen me shumë para, Presidenti amerikan ka ftuar të anëtarësohen në ‘klubin e tij’ qindra drejtues botëror që janë të gatshëm të paguajnë ‘bilet hyrëse’ prej një miliardë dollarësh, e nga ku do mund të dalin falas.

Pra, Trampi i ka dërguar ftesë ‘anëtarësimi’ edhe Piktorit, i cili vazhdon ta sundojë Shqipërinë sipas parimit se nuk është i pafytyrë ai që gënjen, por ai që beson dhe se, sikur mos kishte budallenjtë që besojnë, do zhdukej raca e politikanëve gënjeshtarë.

Dhe duke qenë i bindur se nuk është pakësuar numri i budallenjve që e besojnë, Kryeministri i Shqipërisë sa nuk tha se është i vetmi i përzgjedhur i Trampit, se është strateg për të cilin ka nevojë bota, e me çka u dëshmua sa të pavlerë jemi ne që pohojmë se Shqipërinë e ka bërë vend ku hajdutëria është vlerë politike që të ngjitë lart e më lart në piramidën pushtetmbajtëse.

Në të vërtetë, si strateg i dëshmuar për ta dëbuar popullin e vet nga vendlindja, ai edhe do mund të jetë shumë i dobishëm në këtë Këshillë. Posaçërisht nëse nuk do ecë siç duhet ndërtimi i paqes dhe nëse do duhet të zbatohet ‘plani’ izraelit për spastrimin përfundimtarë të Gazës nga palestinezët e mbetur pa kulm mbi kokë.

About Redaksia

Check Also

Për vrasësit me pagesë të Shtetit Ligjor të së Drejtës…

Nga Adriana KALAJA Gjithmonë kam mbajtur qëndrim korrekt, kur janë shkelur parimet e Shtetit Ligjor …