Nga Iva V. GRILLO
Zonja Spiropali, nuk harron që në daljet e saj më të fundit publike t’u kujtojë socialistëve, publikut dhe mentorit të saj Rama, se ka bërë beteja të ashpra si pak kush në parlament: “beteja të fuqishme në përballje me …opozitën dhe Berishën” thotë zonja Spiropali.
Pikërisht ky është problem i madh konceptual mbi detyrën e funksionarit publik, një vizion i përçudnuar i cili është reflektuar gjatë gjithë qeverisjes së çetës së Ramës: ata mendojnë e veprojnë sikur paguhen me taksat e shqiptarëve jo për të qeverisur por për të shqyer e denigruar rivalët politikë… derisa u vjen radha e tyre vetë dhe e keqja u ulet këmbëkryq tek pragu i derës.
Ironikisht, zonja Spiropali sot po pohon dhe vërteton të gjithë tezat e denoncimet që ka bërë opozita, aktivistët e qytetarët gjatë gjithë dekadës së fundit.
Welcome to the club, Mrs Spiropali!
Këto kanë thënë zërat opozitarë prej vitesh duke mbajtur mbi supe shumë kosto e denigrime.
E vërteta mund të zhytet…por nuk mbytet!

Gazeta RD