Ballist Morina u arrestua nga “Rilindja” me urdhër të Beogradit!

Polica e Shtetit arrestoi sot Ismail Morinën, i njohur ndryshe si “Ballist Morina”. Tifozi simbol i Kombëtares shqiptare u ndal nga policia sapo shkeli në territorin shqiptar.

Arrestimi i Ismail Morinës është bërë i ditur sot nga faqja zyrtare e tij në rrjetin social, “Facebook”.

Ndër të tjera, në këtë faqe bëhet e ditur se tifozi më i njohur shqiptar u arrestua në Kukës, ndërsa janë hedhur akuza të rënda drejt politikës, duke konsideruar se ky arrestim u bë me urdhër të Beogradit.

“Ballisti” njihet si tifozi që e lëshoi dronin në Beograd në ndeshjen ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë. Dhe, nga ajo kohë, ka pasur vazhdimisht probleme me ligjin dhe ishte arrestuar madje.

About Redaksia

Check Also

Vendimi skandaloz/ Qeveria do japë hormone për ndryshimin e gjinisë nga mosha 16-vjeçare

Ministria e Shëndetësisë ka marrë një vendim në lidhje me personat transgjinorë, të cilët do …

Leave a Reply