Po kërkon shpëtim/ Rama kalon natën në Manastirin e Madh të Vatopedit në malin Athos

Rama, ka vizituar Malin e Shenjtë Athos në Greqi, në një vizitë që, sipas raportimeve, kishte karakter kryesisht privat, fetar dhe kulturor.

Gjatë qëndrimit në Athos, Rama vizitoi Manastirin e Madh të Vatopedit, ku edhe kaloi natën. Ai u prit nga igumeni i manastirit, Efrem Vatopedini, si dhe nga guvernatori civil i Malit Athos, Alkiviadis Stefanis.

Sipas raportimeve, Rama shfaqi interes për trashëgiminë historike, arkitekturën dhe veprat e artit që ruhen në manastir. Në këtë vizitë ai shoqërohej edhe nga djali i tij, Greg Rama.

Vizita është raportuar si një qëndrim pa axhendë të deklaruar politike dhe pa njoftime për marrëveshje apo zhvillime të veçanta politike.

Mali Athos është një nga qendrat më të rëndësishme të monastizmit ortodoks dhe gëzon një status të veçantë administrativ brenda Greqisë.

About Krye Redaktor

Check Also

Berisha: Ata qytetarë që mendojnë se opozita është palë i bëjnë një shërbim të turpshëm Edi Ramës

Aurel Lazri: Gjatë debatit për reformën territoriale të së enjtes pati tensione, bllokim të foltores …