“Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!”/ Policia ndalon marshimin e protestuesve drejt Parlamentit

Marshimi i qytetarëve në Tiranë është përballur me një bllokim nga forcat e policisë, teksa protestuesit po lëviznin në drejtim të Parlamentit.

Efektivë të shumtë janë pozicionuar në kryqëzimin e rrugës së Elbasanit, pranë godinës së Parlamentit, duke ndaluar vijimin e marshimit në atë drejtim.

“Lironi rrugën!”, u kanë kërkuar efektivët qytetarëve, ndërsa këta të fundit kanë vijuar lëvizjen në pjesën tjetër të rrugës, në drejtim të Komisariatit Nr. 1.

Gjatë marshimit janë dëgjuar edhe thirrje kundër qeverisë dhe uniformave blu. Protestuesit kanë brohoritur “Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!” dhe “Polici e krimit!”.

Marshimi zhvillohet ndërkohë që në Kuvend vijon seanca plenare. Protestuesit kanë deklaruar se do të vijojnë qëndrimin e tyre në rrugët e Tiranës, duke kërkuar mbështetje për qytetarët e arrestuar gjatë protestës.

Situata vijon të monitorohet nga forcat e policisë, ndërsa qytetarët vazhdojnë marshimin në zona të ndryshme të kryeqytetit.

About Redaksia

Check Also

“U shpalla i ndaluar, jo non grata”/ Berisha zbulon si u rikthye në SHBA

Kryetari i PD, Sali Berisha ka treguar në emisionin “Opinion” se si arriti të rikthehej …