“Çfarë do të thoni kur Lubia ta marrë me vete?”/ Berisha përballet në Parlament me palloshin e Belindës

Kryetari i PD, Sali Berisha nisi fjalën e tij në seancën e sotme në Parlament duke vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, por më pas ai iu drejtua kryeministrit Rama, duke e cilësuar si “palloshi i Belindës’.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare! Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca… të lutem, nxirre jashtë Belindën se ajo i ka thënë Pallosh, nuk i kam thënë unë Pallosh.

Pyetja ime është çfarë do të thuash kur Belinda ta marrë Palloshin me vete?”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Shkrimi i CNN/ Pse Ivanka Trump u largua nga politika dhe u shkëput nga fushata elektorale e babait të saj

“CNN” Ivanka Trump , gjatë gjithë jetës së saj ka punuar për babanë e saj, …