Kryetari i PD, Sali Berisha gjatë një reagimi në Kuvend i ka dhënë përgjigje një deklarate të Taulant Ballës duke publikuar mesazhet e drejtuesit të lartë të rilindjes me bandat kriminale.
Berisha tha se, krimi kërkonte lista deputetësh dhe garanci votash, Tao i garantonte!
Berisha: Në datën 20.02.2020, Target, ose Mario Çela, me të cilin, parafolësi që duhet të ishte sot i dënuar të paktën 40 vite për vrasjet që ka porositur me dokumente, informon PIN-in. Se kishin rënë dakord mes tyre që të mos kërkonin Taos, këtij këtu… të mos i kërkonin… dëgjojeni… bandës.
Asnjë tender publik, se ky merret me tendera… asnjë tender publik apo favore të tjera përveç atyre që kishin rënë dakord të kërkonin.
Ky mesazh iu përcoll Taos. Dhe i dhanë afat gjer në dhjetor. Dëgjojeni! Është krahu i kartelit të Çelës. Tao iu përgjigj kësaj.
E garanton… a garanton që të gjitha ata njerëz që do të votojnë për ne nëse vendosim në listë ata që donin nga burgu? Dëgjojeni!
Dëgjoni çfarë krimineli është. Ja ku e ka vendin ky.
Prisni! Përgjigja ishte: Po! Ne e garantojmë këtë!
Gazeta RD