Rama dhe Lukashenko, dyshja e pandarë për Bordin e Paqes

Ceremonia e themelimit të Bordit të Paqes, e mbajtur sot në Davos, u zhvillua pa praninë e dy liderëve që më herët kishin njoftuar me hov të madh ftesa personale nga Donald Trump: kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenko.

Sipas listës zyrtare të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, në fazën e parë të Bordit të Paqes marrin pjesë vende si SHBA, Belgjika, Egjipti, Argjentina, Hungaria, Turqia, Kosova, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari dhe të tjera. Shqipëria dhe Bjellorusia nuk figurojnë në listën e pjesëmarrësve të ceremonisë.

Rama dhe Lukashenko, mesa duket, jo vetëm reaguan njësoj ndaj ftesës së Trump, por edhe vepruan njësoj, duke munguar në ceremoninë themeluese të Bordit të Paqes, pavarësisht entuziazmit të shfaqur publikisht më herët.

Ndërkohë nga seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, Rama u shpreh se nuk ishte i pranishëm pasi ishte me vajzën e Donald Trump, Ivanka Trump, në Vlorë.

Sipas Ramës, nuk shkoi në Davos sepse duhet të qëndronte pranë vajzës së Trumpit.

 

About Redaksia

Check Also

Dokumentat provojnë se Rama është implikuar në vrasje/ Denoncimi i fortë…

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama duke deklaruar se kreu …