Berisha takim me aktivistët para protestës së 24 Janarit

Sot, në selinë e Partisë Demokratike do të mbahet një takim i rëndësishëm në kuadër të “Foltore me të rinjtë e FRPD”, ora 18:00.

Aktivistë të rinj nga të gjithë Shqipëria do të mblidhen për të diskutuar për sfidat aktuale që po kalon vendi, si dhe për të ndarë qëndrimet e tyre mbi situatën politike dhe sociale.

Takimi do të zhvillohet në orën 18:00 dhe do të udhëhiqet nga Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe lideri i FRPD, Besart Xhaferri.

Image

Një ditë pas këtij takimi, më 24 janar, Partia Demokratike do të organizon një protestë masive, në shenjë kundërshtimi ndaj qeverisjes aktuale dhe kërkimit të ndryshimeve që i shërbejnë qytetarëve.

Ky takim i sotëm është një hap tjetër në përpjekjet e opozitës për të fuqizuar bazën e saj dhe për të mobilizuar qytetarët e rinj në betejën politike që do të kulmojë nesër, më 24 janar, në protestën e shumëpritur.

About Redaksia

Check Also

7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti …