Protesta e zhvilluar para Ministrisë së Arsimit ka nisur në mënyrë plotësisht paqësore, por situata ka ndryshuar pas një momenti tensioni.
Gjatë tubimit, është hedhur një bombë tymuese, e cila ka shkaktuar panik të menjëhershëm mes protestuesve.
Në pamundësi për të dalluar substancën në momentet e para, protestuesit kanë vrapuar të alarmuar pasi menduan se bëhej fjalë për gaz lotsjellës.
Pavarësisht momenteve të tensionit, situata është qetësuar shpejt dhe protestuesit kanë mbetur të vendosur para goditjes së Ministrisë së Arsimit, duke vijuar qëndresën e tyre.
Gazeta RD