Berisha: Nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi!

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje për mobilizim të opozitës, duke e cilësuar protestën e nesërme si një moment vendimtar për qytetarët shqiptarë.

Në deklaratën për media, Berisha u shpreh se, nesër populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi”, duke akuzuar kryeministrin dhe qeverinë për lidhje me krimin, shkelje të Kushtetutës dhe për keqqeverisje që ka detyruar qindra mijëra shqiptarë të largohen nga vendi gjatë dekadës së fundit.

Berisha: Nesër është prova e madhe, është dita e guximit, e revoltës, e zemërimit, e ngadhënjimit qytetar mbi të keqen më të madhe që ka mbërthyer Shqipërinë, që ka pllakosur këtë vend nga ditët e zeza të diktaturës hoxhiste gjer sot.

Nesër qytetarët, populli opozitar i bën gjyqin kryehajdutit të këtij kombi.

I bën gjyqin kryeministrit të lidhur kokë e këmbë me vrasës, banditë, trafikantë.

I bën gjyqin antishqiptarit më të zi të kohërave që ka përzënë nga ky vend në 10 vite 1 milion e 100 mijë shqiptarë vetëm në hapësirën evropiane, pa llogaritur hapësira të tjera.

Nesër i bën gjyqin një armiku të egër të lirive të shqiptarëve, të votës së tyre.

Një njeriu që qëndron në pushtet duke përdorur çdo mjet të paligjshëm, duke shkelmuar Kushtetutën.

Por nesër është dita e gjykimit të popullit shqiptar për një organizatë kriminale që nuk e ka sot asnjë vend tjetër në Europë.

 

About Redaksia

Check Also

7 vjet nga tërmeti shkatërrimtar, Bashkia e Tiranës përjashton qytetarët nga e drejta e kompensimit!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Kanë kaluar 7 vite nga tërmeti …