Bllokimi i e-albania/ Këlliçi: 500 milionë euro, plaçkë e familjarëve të Palloshit…

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka ngritur shqetësimin, lidhur me bllokimin e portalit shtetëror e-albania, ku prej një jave sipërmarrjet nuk arrijnë të kryejnë procedurat në sistem.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Këlliçi shkruan se, palloshi që mburret se jemi lider rajonal në teknologji dhe shërbime digjitale, ka lënë prej një jave në paralizë mijëra biznese e profesionistë që nuk kryejnë dot procedurat në e-albania.

Reagimi

Palloshi që mburret se jemi lider rajonal në teknologji dhe shërbime digjitale, ka lënë prej një jave në paralizë mijëra biznese e profesionistë që nuk kryejnë dot procedurat në e-albania.

Prej 1 jave sipërmarrjet nuk veprojnë dot për detyrime ligjore si fiskalizim i faturave apo deklarimet doganore.

Dhe sipas hulumtimit që ka bërë revista Monitor, askush nuk merr përgjigje për shqetësimet e ngritura.

Por arsyeja dihet mjaft qartë!

500 milionë euro që janë dhënë në këtë sektor, nuk kanë shkuar për t’i shërbyer biznesit e qytetarëve. Janë trajtuar si plaçkë mes Gysit dhe familjarëve të Kryeministrit.

Për këto miliona, janë marrë peng njerëz në mes të ditës, në mes të Tiranës, me porosi të Ramës dhe me përfshirje të krerëve të policisë, ushtarëve të karteleve.

Askush të mos presë zgjidhje nga ata që kanë krijuar problemin dhe që kanë vjedhur taksat e shqiptarëve.

Zgjidhja vjen vetëm nga sheshi, nga protesta, nga revolta.

About Redaksia

Check Also

Sërish për Irenën me 3 mbiemra…

Nga Adriana KALAJA Ashtu siç Jua kam bërë me dije, në vijim të informacioneve të …