Përfaqësuesja ligjore e PD, Eda Grimçi në fjalën e saj në foltoren e opozitës para kryeministrisë ka lexuar publikisht emrat e 19 personave të arrestuar gjatë protestës së mbrëmshme, duke i cilësuar ndalimet e tyre si të paligjshme dhe të motivuara politikisht.
Duke u ndalur tek emrate të arrestuaeve, Grimçi akuzoi autoritetet për 19 shpërdorime detyre dhe 19 shkelje të rënda të ligjit”.
Grimçi ftoi qytetarët që ditën e nesërme, në orën 11:00, të mblidhen para Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë për të ofruar mbështetje morale, politike dhe qytetare për të arrestuarit, të cilë po mbahen në mënyrë të paligjshme.
Grimçi: 19 emra, 19 arrestime të paligjshme, 19 shpërdorim detyre, 19 shkelje të rënda të ligjit. Çdo arrestim pa provë është i paligjshëm, çdo dhunë është vepër penale, çdo urdhër politik për ndalim qytetarësh është përgjegjësi penale. Askush mos të guxojë të fshihet pas uniformës, askush të mos fshihet pas urdhrit. Ligji njeh autorin, por mos harroni, ligji njeh dhe bashkautorët.
Ky pushtet sot nuk, nuk po qeveris me ligj, po qeveris me frikë dhe ne këtë e pamë në protestën e fundit dhe në dhunën që ushtruan. Por sot dua t’ju drejtohem juve qytetarë të lirë, që jeni kudo në Shqipëri, ju që ishit në protestë, ju që do të jeni në protestën e radhës dhe ju që me zemër jeni pranë nesh, pranë nesh e nuk mund të jeni në shesh. Mos u intimidoni, mos u trembni nga dhuna, mos u trembni nga arrestimet e paligjshme, sepse kur shteti fillon arreston qytetarë pa prova, mos harroni, është fillimi i rënies, është frika nga reagimi juaj. Faleminderit çdo demokrati që doli në protestë pa frikë. Faleminderit çdo qytetari të lirë që qëndroi. Faleminderit sidomos prindërve që ju arrestuan fëmijët e që nuk u trembën. Faleminderit grave që nuk heshtën përballë dhunës.
Ju jeni fytyra e vërtetë e Shqipërisë. Dhe le ta dëgjojnë mirë ata këtu pas nesh që sot përdorën forcën për të mbajtur pushtetin. Partia Demokratike është këtu. Partia Demokratike nuk tërhiqet. Demokratët dhe Partia Demokratike nuk i braktisin protestuesit. Ne jemi pranë çdo të arrestuari, pranë çdo familje, pranë çdo qytetari të dhunuar. Ne do ta ndjekim këtë çështje në çdo shkallë të gjykimit. Dhe këtu gjej rastin t’ju ftoj që nesër në orën 11, të gjithë siç jemi këtu dhe të tjerë përveç nesh, t’i drejtohemi Gjykatës së Shkallës së Parë, Dhomës Penale dhe në orën 11, të gjithë së bashku të suportojmë dhe t’u japim mbështetje morale, politike dhe qytetare të gjithë djemve tanë që sot ndodhen në bllokun e sigurisë, të arrestuar në mënyrë të paligjshme.
Sot, ata që kanë shkopin e gomës, ndoshta qeshin me ne se ne ju dukemi pak. Ata që kanë gazin lotsjellës, ata që kanë prangat, ata që na dhunuan. Por një gjë ta dini mirë. Ju, ju kriminelë me pushtet të vjedhur dhe jo me autoritet, ju që jetoni nga propaganda, ju që mbijetoni nga frika, ju që do të bini nga e vërteta. Do ju them vetëm dy fjalë për të gjithë ata që pretendojnë se demokratët paguhen për të ardhur në protesta. Ju nuk i njihni demokratët. Ju nuk e njihni zjarrin e idealit. Ne nuk shitemi, nuk blihemi, nuk përkulemi. Ju jeni mercenarë të ndyrë të korrupsionit. Ne jemi luftëtarë të dinjitetit dhe pushtetet e kalbura bien gjithmonë kur ato përballen me njerëz të lirë.
Gazeta RD