Socialistët janë urdhëruar nga Rama që të kufizojnë çdo hapësirë për opozitën.
Raportohet se socialistët kanë nisur lëvizjet për të zhbërë formulën për Komisionin e Reformës Territoriale.
Sot në Konferencën e Kryetarëve shqyrtohet kërkesa e tyre për të marrë shumicën e anëtarëve të komisionit, si edhe drejtimin. PS kërkon që të shtohet një anëtar më shumë nga radhët e socialistëve.
Po ashtu, socialistët thonë se nuk duhet të ketë më bashkëdrejtim, por drejtuesi të jetë Arbian Mazniku ndërsa Luçiano Boçi të jetë nënkryetar dhe jo më bashkëkryetar.
“Që prej krijimit të Komisionit në datën 27.10.2025 (gjatë një periudhe dy mujore) nga 4 mbledhje të njoftuara rregullisht vetëm një mbledhje është zhvilluar me përbërje të plotë të opozitës. Referuar vendimit të Kuvendit, kohëzgjatja e punës së Komisionit është parashikuar 9 muaj. Kjo kohëzgjatje është dakordësuar duke pasur parasysh rëndësinë e miratimit të reformës administrative-territoriale në kohë, pra 1 vit përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2027 në mënyrë që të merren masat përkatëse ligjore, administrative dhe organizative. Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrative-territoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria 2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së Komisionit”, thuhet në kërkesën e PS.

Gazeta RD