Nga Belind KELLIÇI
Sipas publikimit të fundit të Eurostat, Shqipëria kryeson me diferencë të madhe çdo shtet tjetër për të larguarit nga vendi.
Duke marrë në konsideratë rezidentët në BE, Eurostat konkludon se Shqipëria ka 466 emigrantë për 1 mijë banorë.
Pra pothuajse 1 në 2 vetë!!!
Si shpjegohet që bashkëqytetarët tanë janë në këtë eksod masiv, kur Edi Rama dhe elisat e tij thonë se Shqipëria po shkëlqen dhe është në një majë të panjohur më parë.
Të vërtetën e tregojnë njerëzit me këtë largim dramatik.
Vendi po shkretohet prej qeverisjes së keqe, hajdutërisë dhe lidhjeve me krimin. Kur ligjin e bën Gysi që siguron verën 33 mijë euro për Palloshin, kur Rama thotë se korrupsioni është gjë normale, atëherë ke përzënë qytetarët.
Por e rëndësishme është të mbajmë këtu të pandehurën Belinda, dhe të mos lejojmë hetimin e saj.
Sheshi, protesta, revolta është zgjidhja e vetme.
Vetëm largimi i Edi Ramës e ndalon këtë hemoragji të dhimbshme.
Gazeta RD