Iva V.GRILLO
Shqipëria duket gjithnjë e më shumë si një mall pa zot, ose një vend të cilit i zoti i ka dalë nga fiqiri…
Vizioni i atyre që qeverisin duket se është ose kthimi i vendit në një tip gazerme ushtarake (gjë për të cilën kryeministri iu lutka botës nga mëngjesi në darkë)…ose dhënia e tij në patronazh tek të huajt për ruajtjen dhe promovimin e pasurive tona (?!)
Ndoshta vendi ka përfitime të mëdha nga kjo puna e “gazermave”, por e sigurtë është që ka dhe risqe plot…
Uroj që ndonjë grup ekspertësh shqiptarë të ketë bërë disa llogari me laps e letër para se kryeministri të dalë e të bëjë teatër sikur i lutet botës, për një diçka që ndoshta është vendosur e vulosur më parë.
Përsa i përket pasurive me vlerë historike kulturore dhe atyre kombëtare në përgjithësi, qeveria duhet të shpallet zyrtarisht me “paaftësi për të menduar dhe vepruar” për të mirën e përgjithshme… paçka se kur vjen puna për interesa private është e pakonkurueshme.
Bashkëpunim patjetër, por të presim që fqinjët të na promovojnë sitet tona arkeologjike, shumë nga të cilat ata historikisht bëjnë çmos t’i paraqesi si të tyret… kësaj i thonë t’ia kesh vetes me hile.
Shqipëria duket se ka dalë në shitje… për pesë aspra!