Berisha: Zëri ynë do të jetë i pranishëm te PPE

Kryetari i PD, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjes së një gazetari se, pse nuk ka marrë urime nga ambasadorët e huaj për zgjedhjen në krye të PD.

Berisha tha se, në të gjitha rastet e zgjedhjes së tij nuk ka ndodhur asnjë herë të marrë urime nga ambasadorët duke theksuar se, kjo është praktikë.

“Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herët e tjera, nuk ka pasur ambasador që më ka uruar,” tha Berisha.

I pyetur për qëndrimin që do mbajnë Partitë Popullore Europiane për situatën në PD, Berisha tha se, ‘zëri ynë do jetë i pranishëm’.

“PPE për momentin mban një qëndrim neutral. Por zëri ynë te PPE do të jetë i pranishëm”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

“Rama jepe dorëheqjen”! Protesta “pushton” Tiranën

‘Rama jepe dorëheqjen’ jehon mbrëmjen e sotme në të gjithë rrugët e Tiranës.  Lumi i protestuesve …

Leave a Reply