Çfarë fshihet pas vizitës së Ramës në Izrael

Në dhjetor të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë vendosi t’i japë miratimin paraprak licensimit të një banke të re, të quajtur JET Bank. Do të jetë e para bankë digjitale nëse Banka e Shqipërisë do ta licensojë përfundimisht pavarësisht dyshimeve që janë ngritur në media për praktikën, sigurinë apo pronarët e saj.

BSH sqaroi në një reagim për Zoom.al se “Banka e propozuar “Jet Bank”, do të zotërohet 100% nga shoqëria “Jet Holdings B.V.”, e regjistruar në Hollandë, e cila zotërohet nga një grup investitorësh ndërkombëtarë me mjaft përvojë në teknologji dhe fintech, ku kryesor është z. Idan Avishai, një investitor izraelito-britanik me një eksperiencë shumëvjeçare në financë.”

Avishai, siç ka mësuar Zoom.al nuk është izraeliti i vetëm pas kësaj banke. Dhe lidhjet e tyre shkojnë në zyrën e kryeministrit Rama. 

Vitin e kaluar nga thesari i shtetit u derdhën miliona euro ndaj një kompanie me pronar një izraelit. Ai është Ron Yeffet, i kompanisë Timak DefenceKjo kompani është ortake me kompaninë shtetërore shqiptare të prodhimit të armëve, Kayo.

Qeveria shqiptare ka lidhur disa marrëveshje me kompaninë e Yeffet për blerjen e automjeteve taktike të ushtrisë. Këtë janar shqiptarët e panë Edi Ramën në takim me Beniamin Netanyahun, kryeministrin Izraelit, të cilit nuk i shkel thuajse akush nga liderët botërorë në zyrë për shkak të masakrave ndaj civilëve në Gaza. 

Rama u prit me ceremoni dhe u ftua të mbante fjalim në parlametin izraeli, Knesset, ku po ashtu asnjë lider botëror nuk shkon prej kohësh për shkak të zhvendosjes së tij në Jeruzalem.

About Krye Redaktor

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …